Ballina / EKONOMI / 2018-ta vlerësohet si viti më sfidues për mjedrën

2018-ta vlerësohet si viti më sfidues për mjedrën

Shoqata “Mjedra e Kosovës” ka mbajtur konferencën e tretë në të cilën u tha se ky vit ka shënuar rënie për kultivuesit e mjedrës.

Kryetari i shoqatës “Mjedra e Kosovës”, Sami Uka, e quajti si vitin më sfidues për ta, por njëherësh edhe për kultivuesit e tjerë të mjedrës në vendet e tjera të botës. Një nga sfidat kryesore për kultivuesit e mjedrës, sipas tij është edhe çmimi i ulët.

Ndërsa zëvendësministri i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi, tha se kultivimi i mjedrës në Kosovë ka zhvilluar ekonominë, ka hapur vende pune si dhe ka shtuar eksportin. Krasniqi po ashtu ofroi përkrahje për fermerët që kultivojnë pemët e imëta.

Kurse drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, ndër të tjerash përmendi se para pesë viteve Kosova nuk eksportonte mjedra. Ajo tha se gjendja ka ndryshuar për të mirë falë punës së fermerëve dhe bashkëpunimit të tyre me institucione të ndryshme.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të donatorëve nga Caritas-i dhe GIZ-i gjerman në Kosovë.

Drejtoresha e Caritas-it për Kosovë, Vera Haag Arbenz tha se Cartas-i zviceran do të vazhdojë ta mbështesë kultivimin e pemëve të imëta në Kosovë, e sidomos atë të mjedrës.

Kurse menaxherja e projekteve në GIZ, Ottilie Mooshofer tha se kjo organizatë është impresionuar me performëncën dhe punën e kultivuesve të mjedrës. Ajo inkurajoi fermerët që të vazhdojnë me këtë punë dhe premtoi përkrahje nga organizata të cilën përfaqëson.

Po ashtu, gjatë prezentimeve u njfoftua që pritet të rritet çmimi i mjedrës për 35%, në mënyrë që edhe kultivuesit e mjedrës të stimulohen.

Përndryshe, është vlerësuar se në Kosovë aktualisht janë rreth 2000 hektarë tokë ku kultivohen mjedra, e po ashtu rreth 4000 fermerë të mjedrës në rajone të ndryshme të Kosovës. /KosovaPress/

Rekomanduar

SHBA: Tarifa të reja kundër Kinës nëse dështojnë bisedimet deri më 1 mars

Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA, Robert Lighthizer, paralajmëroi se nëse bisedimet e tregtisë SHBA-Kinë do …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *