Ballina / LAJME / Ambasada e Britanisë së Madhe: Institucionet të vendosin për zgjedhje të parakohshme ose për mandatar të ri

Ambasada e Britanisë së Madhe: Institucionet të vendosin për zgjedhje të parakohshme ose për mandatar të ri

Pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, për shkak të ftesës për intervistim në Hagë nga prokurori i specializuar, zyrtarë të ambasadave të huaja që veprojnë në Kosovë po kërkojnë që sa më shpejt të formohet një Qeveri funksionale, siç kanë thënë ata, për ta vazhduar dialogun me Serbinë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, në një përgjigje për “Zërin”, është shprehur se në bazë të Kushtetutës së Kosovës janë institucionet e vendit ato të cilat duhet të vendosin nëse duhet të mandatohet një kryeministër i ri ose duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Kushtetuta e Kosovës qartëson procesin që duhet ndjekur në rastin e dorëheqjes së kryeministrit dhe për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Në dritë te kësaj kjo është çështje për të cilën duhet të vendosin institucionet e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për “Zërin”.

Gjithashtu Ambasada Britanike ka theksuar se janë njoftuar për dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj dhe arsyen pse ai e ka lënë këtë pozitë, por duke mos e komentuar këtë dorëheqje.

“Jemi në dijeni se zoti Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si kryeministër i Kosovës. Do të vazhdojmë t’i ndjekim zhvillimet nga afër. Jemi në dijeni edhe për deklaratën e zotit Haradinaj se ai është thirrur në Hagë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës. Kjo është çështje për Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe nuk do të ishte me vend të komentojmë më shumë në këtë kohë”, thuhet tutje në përgjigjen e Ambasadës.

Rekomanduar

Përlotet Edmond Budina: As policia e Ramiz Alisë s’më ka tërhequr zvarrë si sot

I tronditur dhe gati me lot në sy regjisori Edmond Budina tregon si është tërhequr …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *