Ballina / LAJME / Ambasadori Kosnett e ka një mesazh

Ambasadori Kosnett e ka një mesazh

Situata politike aktuale në Kosovë, me taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe bllokimin e dialogut të Brukselit, ka bërë që administrate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të fokusoj politikën e s jashtme jashtëzakonisht shumë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporotn Syri.netKosova

Në të paktën tri letra zyrtare është kërkuar që të pezullohet taksa ndaj Serbisë, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump, në letrat e tij dërguar Thaçit dhe Vuçiqit është shprehur i gatshëm që Amerika të përfshihet në dialogun ndërmjet dy shteteve,

Megjithatë thirrjet e SHBA-së për heqje të taksës kanë hasur në rezistencën e Ramush Haradinajt, i cili është i bindur që taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Për të zhbllokuar situatën, administrata e Trump ka dërguar në Kosovë edhe dy zyrtarë të lartë të cilët mbrëmë kanë takuar Thaçin e Haradinajn, me të cilët kanë biseduar për dialogun me Serbinë dhe taksën.

Haradinaj pas këtij takimi me një deklaratë në profilin e tij në facebook, ka thënë se mbetet i palëkundur në qëndrime e tija.

E pas këtij takimi, sot edhe ambasadori amerikan Kosnett ka drejtuar një porosi për politikanët kosovarë, përmes një thënie të Martin Luter Kingut.

“Është gjithmonë koha e duhur, për të bërë gjënë e duhur”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij zyrtare në twitter.

Ai ka thënë se kjo thënie duhet të jetë një përkujtim edhe për politikanët e Kosovës.

Ky mesazh i Kosnett mund të interpretohet si një thirrje për të mos humbur kohë, dhe për t’i marrë vendimet të cilat SHBA-ja po i kërkon prej disa muajsh./

Martin Luther King Jr. once said “the time is always right to do what’s right.”  A good reminder to politicians in #Kosovo as #BlackHistoryMonth draws to a close today.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) February” class=”redactor-linkify-object”>https://twitter.com/USAmbKosov… 28, 2019

Rekomanduar

Tiranë, policia rrethon ndërtesën e Teatrit Kombëtar

Policia e Shtetit ka rrethuar ndërtesën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Komuniteti artistik i organizuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *