Ballina / Magazina / Angelina Jolie thotë se dhuna seksuale prek të dy gjinitë

Angelina Jolie thotë se dhuna seksuale prek të dy gjinitë

Angelina Jolie ditë më parë edhe zyrtarisht ka fituar të drejtën mbi kujdestarin e fëmijëve pas shkurorëzimit nga bashkëshorti, Bra Pitt.

Aktorja hollivudiane është tejet e afërt me fëmijët dhe shpesh ua kujton se dhuna seksuale prek të dyja gjinitë.

Zeshkania në një intervistë për revistën “Marie Claire” foli për stigmën që rrethon viktimat e sulmeve seksuale dhe përdhunimit.

“Dhuna seksuale është ende një temë tabu. Femrat dhe meshkujt e përdhunuar, dhe fëmijët e lindur nga përdhunimi shpesh trajtohen sikur të jenë ata që kanë bërë diçka të gabuar. Ata nuk pranohen nga shoqëria dhe mbulohen me turp, ndërsa dhunuesit e tyre mbeten të pandëshkuar”, tha ylli i kinematografisë amerikane.

“Kjo duhet të ndryshojë dhe thyerja e kësaj tabuje është pjesë e kësaj”, shtoi më tutje ajo.

“Unë nuk flas vetëm me vajzat e mia. Flas edhe me vëllezërit e tyre. Ky është ndoshta dallimi më i rëndësishëm. Nuk është problem vetëm për gratë. Zgjidhja është të punosh me femrat dhe me meshkujt njëkohësisht”, tha 43-vjeçarja.

Kujtojmë se Jolie së bashku me Pittin ka gjashtë fëmijë – Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox e Vivienne. /Telegrafi/

Rekomanduar

Tayna vjen me “freestyle”, fansat shpresojnë se do të jetë kënga e re e reperes

Ajo është sensacioni i vitit i estradës muzikore shqiptare teksa ka bërë bujë të madhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *