Ballina / Teknologji / Apple e pamëshirshme me aplikacionet që regjistrojnë ekranin

Apple e pamëshirshme me aplikacionet që regjistrojnë ekranin

Apple tha se kishte komunikuar me zhvilluesit të cilët shkelin politikat e saj dhe do të marrë masa të menjëhershme nëse nuk veprohet nga e tyre.

Një ditë më parë u raportua se disa prej kompanive më në zë përdorin disa mjete analitike të cilat regjistrojnë çdo gjë që bëni me aplikacionet e tyre.

E gjitha kjo ndodh pa dijeninë e përdoruesve. Pak orë me të publikuar raportin Apple kërkoi nga zhvilluesit të heqin kodin i cili regjistron ekranin e telefonëve të përdoruesve ose rrezikojnë që aplikacionet e tyre të hiqen nga App Store.

Raporti zbuloi se aplikacionin që e bënin këtë gjë vepronin pa dijeninë e përdoruesve dhe kundër Rregullores së App Store.

Edhe pse mjetet analitike supozohet të fshehin të dhënat sensitive, informacione si numrat e pasaportave dhe kartave të kreditit ishin regjistruar.

Apple tha se kishte komunikuar me zhvilluesit të cilët shkelin politikat e saj dhe do të marrë masa të menjëhershme nëse nuk veprohet nga e tyre.

Kompania u ka dhënë afat 1-ditor zhvilluesve të aplikacioneve të heqin kodin dhe të ridërgojnë aplikacionet e tyre. Nëse nuk përmbushin këto kritere atëherë hiqen nga App Store.

Mjetet analitike janë zhvilluar nga Glassbox dhe përdoreshin tek aplikacionet si Air Canada, Abercrombie & Fitch, Expedia dhe Hotels.com. Me këtë teknologji kompanitë mund të ndjekin çdo lëvizje të përdoruesve në aplikacionet e tyre. /PCWorld Albanian

Rekomanduar

“Volvo” tërheq gjysmë milioni automjete në botë

Prodhuesi suedez i automjeteve, “Volvo”, nën pronësinë e kompanisë kineze “Geely”, njoftoi sot tërheqjen e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *