Ballina / Teknologji / Asusi prezanton pllakën amë TUF B450M-Pro Gaming

Asusi prezanton pllakën amë TUF B450M-Pro Gaming

Asusi e ka zgjeruar serinë e vet të pllakave amë TUF Gaming për platformën AMD, duke e shtuar modelin TUF B450M-Pro Gaming. Pllaka është pozicionuar mbi versionet aktuale TUF B450M-Plus Gaming. Pllaka amë e ka një dizajn të përmirësuar CPU VRM, përçues të përmirësuar të nxehtësisë VRM, më shumë zgjidhje premium për zë, sllot shtesë M.2 dhe më shumë slote për ventilator, përcjell TechPowerUp.

TUF B450M-Pro Gaming vjen me një CPU 10-fazor VRM, ndërsa të dy zonat rreth VRM-së i ftoh një largues dukshëm më i madh i nxehtësisë. Pllaka furnizohet përmes një kombinimi të konektorëve 24-pinësh ATX dhe 8-pinësh EPS, shkruan KOHA Ditore.

Image

Asus e ka ndryshuar dizajnin e slloteve për zgjerim, për të liruar vend për një tjetër sllot M.2. Slloti i sipërm ka konektorë PCI-Express 3.0 x4 dhe SATA 6 Gbps, ndërsa ai i poshtëm e mbështet PCI-Express 3.0 x2 dhe SATA 6 Gbps.

Zona e tretë më e madhe që është përmirësuar është zgjidhja onboard për zë, e cila tani e përdor Realtek ALC1220A CODEC premium. Të pranishme janë edhe disa sllote shtesë 4-pinëshe për ventilatore, zgjidhja gigabitëshe Ethernet është e pandryshuar dhe vihet në funksion nga Realtek RTL8111H PHY.

Pllaka amë Asus TUF B450M-Pro do të shitet me një çmim prej 99 dollarësh.

Rekomanduar

Hiqen nga qarkullimi mijëra Mercedes Benz në Gjermani

Organet zyrtare tërheqin nga qarkullimi mijëra Mercedes me naftë. Prodhuesi i makinave Mercedes mendohet të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *