Ballina / SPORT / Atletico Madridi synon transferimin e Hysajt

Atletico Madridi synon transferimin e Hysajt

Atletico Madridi e ka identifikuar mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj si një zëvendësim potencial për Filipe Luis.

Braziliani me eksperiencë, Luis është jashtë kontratës me klubin nga Wanda Metropolitano këtë verë.

Sipas mediave spanjolle ai do të largohet nga Los Rojiblancos dhe drejtuesit e klubit po shikojnë zëvendësimit e tij.

Hysaj gjatë një aksioni me Sadio Mane (Getty Images)

E gjithë kjo pasi gazeta Marca raporton se Bayern Munich janë të gatshëm të aktivizojnë klauzolën e lirimit të tij prej 85 milion euro.

Kështu, sipas Diario AS, mbrojtësi shqiptar, Hysaj shihet si lojtari ideal për të mbuluar boshllëkun në krahët e skuadrës së Diego Simeones.

Klauzola e lirimit të 24-vjeçarit në Itali raportohet të jetë 45-50 milionë euro, por ai thuhet se mund të jetë i disponueshëm edhe për më pak se kjo vlerë. /Telegrafi

Rekomanduar

Lamtumirë Real, Kroos transferohet në Premierligë

Manchester United mund të nënshkruajë me Toni Kroos për 50 milionë euro këtë verë. Mesfushori …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *