Ballina / SPORT / Befason Barcelona, interesohet për Moratan

Befason Barcelona, interesohet për Moratan

Barcelona ka bërë një kthesë të befasishme në merkato. Ata tani po kërkojnë shërbimet e një sulmuesi.

“Sport” shkruan se Barca po interesohet për sulmuesin e Chelsea, Alvaro Morata. Pasi është bërë e ditur se Munir El Hadadi do të largohet nga klubi, ata po shikojnë që të huazojnë një lojtar sulmues.

Ata kanë shqyrtuar mundësië për të huazuar Moratan, i cili më herët ishte lidhur me një kalim të mundshëm tek Sevilla. Lojtari nuk po kalon kohë të mirë me Chelsea dhe atje janë duke kërkuar që ta zëvendësojnë atë.

Spanjolli me gjasë do të ishte një zëvendësues për Luis Suarez, i cili është sulmuesi i vetëm klasik  tek Barca./lajmi.net

Rekomanduar

Thierry Henry shkarkohet nga Monaco?

Thierry Henry pritet të shkarkohet nga Monaco. Legjenda e Arsenalit pritet të humbas detyrën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *