Ballina / Magazina / “Big Little Lies” i ri tregon pasojat e gënjeshtrave të Meryl Streep

“Big Little Lies” i ri tregon pasojat e gënjeshtrave të Meryl Streep

E vërteta nuk është ende në horizont në trailerin e ri për sezonin e dytë të hit serisë së HBO, “Big Little Lies”.

Traileri i ri për serinë çmim-fituese të zhanrit dramë do të na tregojë për pasojat e mbulimit të vrasjes nga fundi i sezonit të parë. Filluan thashetheme të ndryshme në Monterey me të cilat heroinat tona duhet të ballafaqohen. Të gjithë e pyesin veten se çfarë ndodhi me të vërtetë atë natë kur Perry Wright (Alexander Skarsgård) vdiq, a është e mundur që vetëm ishte rrëzuar?

Në ekranet e vogla më në fund kthehet fituesja e trefishtë e Oscarit, Meryl Streep, në rolin e nënës së Perry, Mary Louise, e cila shkon në Monterey për ta zbuluar se çfarë ka ndodhur me djalin e saj. Ajo ka më së shumti pyetje për vajzën e saj Celeste (Nicole Kidman), sepse e vetmja gjë që e kishte dhënë në dëshminë policore janë përgjigjet gjysmake. “Djali im është i vdekur dhe unë dua përgjigje. Nuk i ke përmendur disa gjëra, apo jo? Ke planifikuar ta braktisje. Mësova për tradhtinë e tij pak kohë para se të vdiste. Edhe këtë nuk e ke përmendur”, është e pamëshirshme ajo, shkruan KOHA Ditore.

Madeline (Reese Witherspoon) është gjithashtu në panik për shkak se ngadalë e kupton se të gjithë po i gërryen gënjeshtra në lidhje me vdekjen e Perry: “E shoh se çfarë dëmi na ka bërë dhe po na shkatërron të gjithëve pak nga pak.” Bonnie Carlson (Zoë Kravitz) madje mendon të shkojë në polici për ta treguar të vërtetën… ndërsa drama për shkollën gjithashtu vazhdon.

Image

Në rolet e tjera luajnë Shailene Woodley, Laura Dern, Adam Scott, ndërsa autor i serisë është David E. Kelley.

Sezoni i dytë i “Big Little Lies” do ta ketë premierën më 9 qershor në HBO, kështu që fansat do të duhet të presin më pak se një muaj për vazhdimet e reja. Edhe ky sezon do t’i ketë 7 vazhdime, ndërsa episodi i fundit do të transmetohet më 21 korrik.

Rekomanduar

FOTO/ ‘Obobo, mbyllni sytë’, Roza Latit i zgjidhen rrobabanjot në mes të emisionit

Këtë verë Roza Lati ka nisur një emision të ri “Bukë me vete” i cili …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *