Ballina / LAJME / Bllokohen dy rrugë në qendër të kryeqytetit

Bllokohen dy rrugë në qendër të kryeqytetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar për fillimin e punimeve në rrugët ‘Ukshin Hoti’ dhe ‘Robert Doll’ në Prishtinë.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qarkullimi në këto rrugë do të jetë me kufizime.

“Sot kanë filluar punimet në rehabilitimin e rrugëve Ukshin Hoti dhe Robert Doll në qendër të qytetit. Qarkullimi do të jetë me kufizime, prandaj lusim për mirëkuptim deri në përfundimin e asfaltimit”, ka shkruar Ahmeti. /Lajmi.net/

Rekomanduar

VIDEO/ ‘Çmendet’ moti, shi dhe breshër i paparë në rrugët e Beogradit

Një mot i paqëndrueshëm ka përfshirë Serbinë, duke shkaktuar probleme të shumta në këtë shtet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *