Ballina / BOTA / Breshër sa një grusht në Itali, lëndohen 18 persona nga moti i keq

Breshër sa një grusht në Itali, lëndohen 18 persona nga moti i keq

Nga i nxehti i skajshëm, në stuhi me erëra të dhunshme e reshje të forta, disa pjesë të Italisë po përballen me kapriçot e motit dhe dëmet që ato janë duke lënë pas.

Në brigjet e vendit fqinj të lagura nga deti Adriatik, erërat që kanë mbërritur shpejtësinë deri në 150 km në orë, kanë shkulur nga plazhet çadra e shezlonge.

Në Pescara, 18 persona janë lënduar nga breshëri e kanë përfunduar në spital me dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, por sidomos në kokë. Kokërrat e breshërit atje mbërrinin deri në madhësinë e një grushti. Mes të plagosurve është edhe një grua shtatzënë, me lëndime në kokë e fytyrë.
Një sërë automjetesh janë dëmtuar nga breshëri, ndërsa kati i poshtëm i spitalit ‘Santo Spirito’ është përmbytur nga uji. Punonjësit e shpëtimit kontrolluan për persona të bllokuar nëpër makina apo në parkimin e spitalit të pushtuar nga uji.

Rreth 800 ndërhyrje të lidhura me motin e keq janë kryer nga ekipet e zjarrfikësve në zonat e prekura nga stuhitë. Një anije e rojes bregdetare arriti të shpëtonte një person i cili kishte mbetur në det rreth 500 metra larg bregut.

Ndërkohë në Taranto, forca e erës ishte aq e madhe sa bëri të rrëzohej një vinç. Punonjësi 31 vjeçar që ndodhej aty ka përfunduar në ujë dhe pavarësisht kërkimeve intensive, nuk është gjetur ende. /tch

Rekomanduar

Çifti kërkojnë një mësues privat për dy fëmijët e tyre – ofrojnë 5500 euro pagë dhe udhëtime gjatë gjithë vitit

Një çift i dashuruar me pushimet ka vendosur të ofrojë një punë të ëndrrave – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *