Ballina / LAJME / Buxheti 2019, shpenzimet më shumë se sa të hyrat

Buxheti 2019, shpenzimet më shumë se sa të hyrat

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka paraqitur para deputetëve propozim buxhetin për vitin 2019, ka thënë se buxheti ofron më të mirën për qytetarët dhe ekonominë tonë.

Hamza ka thënë se buxheti adreson prioritetet qeverisëse duke mundësuar përmirësimin e jetës së qytetarëve, edhe pse nuk mjafton.

Ai përsëriti se rritjet ekonomike e vendit për vitin 2019 pritet të jetë 4.7 % në terma real, ndërsa në ata nominal 5.4 %.

Sipas tij, të hyrat jo tatimore presin që të mbesin të njëjta për gjatë periudhës afatmesme, pasi nuk ka një përformancë të mirë të të hyrave nga komunat. Ai foli edhe për shpenzimet.

Ai u ndal edhe te rritja e investimeve kapitale, ku numëroi projektet që do të realizohen. Hamza shtoi se ka rritje të investimeve në infrastrukturë.

Ndërsa, përmendi rritjet e investimeve për shëndetësi, edukim, ekonomi dhe siguri./KosovaPress/

Rekomanduar

Pacolli: Kosova është e përkushtuar që të kontribuoj në paqen dhe sigurinë e rajonit

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, po merr pjesë në konferencën franko-gjermane të luftës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *