Ballina / BOTA / Çarmatimi: Çdo gjë në zero

Çarmatimi: Çdo gjë në zero

Çfarë do të ndodhë tani pas deklarimit të Moskës dhe Uashingtonit se do t’i kthejnë krahët Paktit të Çarmatimit? Ministrat e mbrojtjes së NATO-s këshillohen për herë të parë për konsekuencat e mundshme.

NATO është trazuar që kur Moska ka thënë, se do të dalë edhe ajo nga pakti i çarmatimit INF, si reagim ndaj daljes së SHBA. Si duhet t’ i përgjigjet Aleanca Veriatlantike rrezikut të raketave ruse? Gjendja është “serioze”, tani duhet menduar për një “botë pa paktin e çarmatimit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Aleanca transatlantike nuk do që të nxitohet për të gjetur përgjigjen e përshtatshme. Kjo u bë e qartë që në fillim të takimit dyditor të Këshillit të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, takimin e parë të NATO-s që kur SHBA, e mbështetur nga NATO bëri të qartë në fillim të shkurtit se vetë do të dalë nga Pakti i Çarmatimit INF të lidhur me Rusinë, për raketat me rreze të mesme veprimi, të afta për t’u përdorur si armë atomike.

Përjashtohet mundësia e garës së armatimeve?

Në momentin aktual, thotë ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen, Aleanca nuk punon as për të përjashtuar, as për të vendosur hierarki, as për të përfshirë. Shumë më tepër duhet lënë kohë për të diskutuar, për të vendosur në tavolinë një “propozim të arsyeshëm dhe të mençur”. Ministrja e Mbrojtjes nuk e përjashton hë për hë mundësinë e një përforcimi atomik të Europës: “Pikërisht, meqenëse ndodhemi në fillim të diskutimit është e rëndësishme që të mos fillojmë të hierarkizojmë ose të nxjerrim jashtë pika të veçanta, por të vendosim në tavolinë vërtet të gjithë gamën e çështjeve.”

Për maturi në reagimet ndaj daljes prej marrëveshjes, e cila që prej 1987 ka parashikuar ndalimin e armëve atomike me rreze të mesme veprimi që ndizen nga toka, përpiqet edhe ambasadorja amerikane Kay Bailey Hutchison, e cila në bisedë me Deutsche Wellen thotë: “Ne nuk kemi si synim që të krijojmë diçka të re në Europë. Aq më tepër atomike”. Kështu ajo konfirmon linjën aktuale të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thekson në takimin e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, se nuk synohet operimi i “përforcimit atomik me mbështetje nga toka në tokën europiane”.

Belgien l Nato berät über Lösung nach INF-Vertrag - US Verteidigungsminsiter Shanahan und Nato Generalsekretär Stoltenberg (Reuters/F. Seco)NATO këshillohet për daljen nga pakti INF. Ministri amerikan i Mbrojtjes, Shanahan dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg

NATO kërkon maturi

Në rrethet e NATO-s thuhet se Aleanca do këshillohej keq, nëse do të përgjigjej me shpejtësi ndaj sjelljes së Rusisë. “Politikën ‘Raketat me raketa’, nuk e kemi ushtruar as në të kaluarën”, thotë Stoltenberg. Njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm thotë, se NATO ndodhet në një “proces të vazhdueshëm të përshtatjes”. Nëse Rusia nuk i kthehet Paktit të Çarmatimit, “NATO duhet të përgjigjet”. Çfarë do të thotë kjo konkretisht, mbetet e hapur.

Por i qartë është plani kohor. SHBA kanë njoftuar për një afat gjashtëmujor daljeje nga Pakti INF, thotë një zëdhënës i NATO-s. Kjo i jep kohë Moskës, që të kthehet tek Pakti. Deri në muajin gusht, Rusia ka shansin “të marrë një herë frymë mirë”, thonë diplomatët e NATO-s. SHBA kanë “marrë frymë thellë shumë herë”, duke patur parasysh shkeljet, që Rusia i ka bërë Paktit të Çarmatimit.

Gjashtë muaj kohë për të marrë frymë

Bëhet fjalë për zotërimin e sistemit me rreze të mesme veprimi SSC-8 (tipi 9M729). Ky sistem është në gjendje të hedhë në ajër raketa, që mund të jenë të pajisura me kokën e një rakete atomike dhe që mund të shkojë më shumë se 2000 kilometra larg. Pakti i çarmatimit ndalon raketat atomike me rreze të mesme veprimi me distanca 500 deri 5500 kilometra. Rusia e ka dhënë radiusin maksimal të SSC-8 me 480 kilometra, pak më poshtë se sa kufiri i lejuar. NATO, thotë se “ka arsye të mira për të menduar se këto të dhëna nuk janë të sakta”.

Të dhënat e muajve të fundit tregojnë, thotë Stoltenberg, se Rusisë i kërkohet urgjentisht që t’i kthehet kuadrit të paktit, domethënë që të shkatërrojë sistemin e përmendur me rreze të mesme veprimi. Njëkohësisht kërkohet që kontaktet diplomatike të mbesin. Pak vëmendje ministrat e NATO-s i kushtuan kësaj here buxhetit të mbrojtjes.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tregohet i kënaqur, ndryshe nga herët e tjera kur buxheti ka qenë arsye për grindje të vërteta. “Të gjith anëtarët e NATO-s kanë dhënë më shumë para për mbrojtjen”, tha Stoltenberg. Gjashtëmbëdhjetë anëtarë do të arrijnë deri në vitin 2024, synimin e deklaruar për të dhënë për mbrojtjen dy përqind të prodhimit të brendshëm bruto. Gjermania, e cila planifikon 1,5 përqind nuk është pjesë e tyre./DW

Rekomanduar

Besimtarët kthehen në Al-Noor, rinovohet xhamia e sulmit në Zelandë

Besimtarët myslimanë janë kthyer në xhaminë Al-Noor në Christchurch për herë të parë pas masakrës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *