Ballina / SPORT / Di Francesco flet para derbit: Roma duhet të fitojë për vete, jo për mua!

Di Francesco flet para derbit: Roma duhet të fitojë për vete, jo për mua!

Dita e nesërme do të jetë e mbushur me super ndeshje, teksa një ndër ta është edhe derbi mes Romës dhe Lazios. Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco në konferencën për shtyp, ku foli për shumë tema duke shfaqur të gjithë besimin e tij se skuadra do të rikthehet në rrugën e duhur.

“Ne nuk jemi pretendentë dhe fusha e ka treguar këtë, na vjen keq të jemi kaq shumë prapa. Por po punojmë për të rikuperuar pikët që kemi humbur në renditje. Duhet të përmirësohemi çdo ditë, besoj në rritjen e ekipit dhe do të përpiqemi të ngjitemi në tabelën e renditjes. Ndeshja është e rëndësishme për të ardhmen e Romës, jo për mua. Unë përfaqësoj Romën dhe përpiqem të bëj më të mirën për të vijuar, duke e mbajtur fanellën e këtij klubi afër. Unë do të përpiqem të bëjë gjithçka për ekipin, jo për Eusebio Di Francescon.

Formacioni? De Rossi dhe Nzonzi bënë një punë të mirë ndeshjen e fundit. I vlerësoj që të dy shumë si lojtarë. Kanë karakteristika të jashtëzakonshme. Gjithashtu kemi mesfushorë të tjerë si Cristante dhe Pellegrini, por në këtë moment duke luajtur 4-2-3-1 për ta është pak më e vështirë”, deklaroi Di Francesco./kohajone.com

Rekomanduar

Zyrtare: Lippi rikthehet te ish-skuadra e tij

Ish-trajneri i Juventusi dhe Italisë, Marcello Lippi është riemëruar në krye të përfaqësueses kineze. Lippi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *