Ballina / LAJME / Dialogu përçan thellë liderët shtetit

Dialogu përçan thellë liderët shtetit

Presioni i shtuar amerikan për pezullimin e taksës ndaj importeve serbe ka thelluar përçarjen brenda koalicionit. Çakordimin e kanë manifestuar në deklaratat e dhëna, pas takimeve me delegacionin e lartë amerikan, i cili për dy ditë qëndroi në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë theksuar urgjencën e zgjidhje së nyjës rreth dialogut, për t’i dhënë shans marrëveshjes përfundimtare. Presidenti Thaçi i ka futur në sherr edhe ata që deri tani proklamoheshin si aleatë të Haradinajt, në mbajtjen e taksës ndaj mallrave serbe. Me një zë nuk flasin më as anëtarët e Delegacionit shtetëror, të cilët patën shprehur ambicie ta unifikonin spektrin politik, madje përtej vetvetes.

Pavarësisht luhatjes së partnerëve, Haradinaj vazhdon të insistojë në kushtet e vëna prej tij, për pezullimin e taksës.

Delegacioni, i udhëhequr nga drejtori për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, si dhe nga drejtori për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Brad Berkley, ka vazhduar takimet me liderët institucionalë dhe përfaqësues të opozitës, edhe të enjten. Ka shmangur vetëm Lëvizjen Vetëvendosje. Temë qendrore ka qenë zhbllokimi i dialogut, duke e pezulluar taksën./veriu.info

Rekomanduar

Tiranë, policia rrethon ndërtesën e Teatrit Kombëtar

Policia e Shtetit ka rrethuar ndërtesën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Komuniteti artistik i organizuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *