Ballina / LAJME / DJEGIA E ‘NOTRE DAME’, KOSOVA OFRON NDIHMË FINANCIARE PËR RINDËRTIMIN E KATEDRALES

DJEGIA E ‘NOTRE DAME’, KOSOVA OFRON NDIHMË FINANCIARE PËR RINDËRTIMIN E KATEDRALES

Kosova do të ofrojë ndihmë financiare për rindërtimin e Katedrales ‘Notre Dame’ e cila u përfshi nga flakët dy ditë më parë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka premtuar ambasadorit francez donacione për rindërtimin e ‘Notre Dame’.

Zjarri që shpërtheu në katedralen e Notre Dame në Paris zgjati më shumë se 12 orë, ndërsa zjarrfikësit thanë se arritën të ruanin strukturën e ndërtesës gotike, ndërtimi i së cilës filloi në fillim të shekullit të 12-të.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u zotua të rindërtojë katedralen e shekullit të 12-të duke e përshkruar incidentin si një “tragjedi e tmerrshme”.

Rekomanduar

Haradinaj homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në ditën e dëshmorëve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe te shtatorja e heroit të kombit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *