Ballina / EKONOMI / Dogana mekanizëm që ndërlidhë tërë tregtinë e vendit

Dogana mekanizëm që ndërlidhë tërë tregtinë e vendit

Dogana e Kosovë është një nga institucionet më kredibile të akumulimit të të hyrave shtetërore.

Dogana e Kosovës ka mbledhur mbi 65 për qind e të hyrave buxhetore, në të njëjtën kohë ai ka kërkuar nga ky institucion edhe rritjen e parametrave për të hyra dhe për luftimin e informalitetit, tha Haradinaj me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook .

Ai këto komente i bëri pas takimit me drejtorin e Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.

“Një nga institucionet më kredibile të akumulimit të të hyrave shtetërore, me rreth 65 për qind të buxhetit në total, dhe mekanizëm që ndërlidhë tërë tregtinë e vendit, Dogana e Kosovës, më përgjegjësi të shtuar po e kryen misionin e vet kushtetues dhe ligjor. Sot, në takim pune, së bashku me ministrin Bedri Hamza, drejtorin Bahri Berisha dhe zyrtarët tjerë doganorë biseduam për dinamizimin dhe modernizimin e vazhdueshëm të Doganës. Qeveria e vendit do ta mbështes Doganën e Kosovës, që t’u përgjigjet sfidave të reja, mbrojtjes së ekonomisë si komponentë e rëndësishme e sigurisë nacionale, përfshirë luftimin e evazionit fiskal dhe informalitetit”, ka shkruar Haradinaj.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, theksoi se e ka njoftuar kryeministrin për punën e doganës në fushën e të hyrave, luftës kundër ekonomisë infomale dhe kontrabandës.

Ai ka thënë se Dogana e Kosovës që nga themelimi ka arritur të inkasojë mbi 13 miliardë euro.

Ndërsa, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se dogana është një prej institucioneve më të rëndësishme për inkasimin e të hyrave.

“Sot ne këtu i garantuam drejtorit për një përkrahje maksimale për kushte të punës dhe në luftimin e informalitetit”, tha Hamza./syri.net

Rekomanduar

Komuna e Prishtinës tregon sa ka qenë numri i lejeve për ndërtim

Komuna e Prishtinës ka mbajtur sot një konferencë për medie lidhur me prezantimin e punës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *