Ballina / LAJME / Dorëzohet Haradinaj, gati për ta suspenduar taksën

Dorëzohet Haradinaj, gati për ta suspenduar taksën

Kryeministri Ramush Haradinaj, po dorëzohet definitivisht para presionit të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për suspendimin e taksës, në mënyrë që të mos mbahet i bllokuar edhe më tutje Dialogu Kosovë-Serbi.

Ndërkohë, këtë javë dhe javën e ardhshme në Kosovë pritet të vijnë dy këshilltarë të lartë të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pikërisht për çështjen e taksës dhe dialogut.

Burime të Gazetës Metro thonë se Haradinaj tashmë ka vendosur të lëshojë pe, përkundër premtimeve të forta se “taksa nuk do të hiqet pa njohje”.

Në fakt, retorikën e mbajtjes në fuqi të taksës ai pritet ta përdorë edhe më tutje, por burimet thonë se përfundimisht do ta tërheqë atë.

Aktualisht, Kryeministri Haradinaj vetëm është duke i shqyrtuar mënyrat se si ta arsyetojë vendimin për suspendimin e taksës.

Për të dalë nga kjo situatë, siç pohohet, Haradinaj është duke e konsideruar Platformën e Dialogut.

Ai është duke menduar që ta suspendojë taksën, pas miratimit të Platformës së Dialogut në Kuvendin e Kosovës, me arsyetimin se me këtë dokument bëhet e qartë se nuk mund të diskutohet për kufijtë në Dialogun e Brukselit.

Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë 100 % për mallrat nga Serbia dhe Bonja e Hercegovina, më 21 nëntor dhe prej atëherë është ballafaquar me kritika të mëdha ndërkombëtare, për shkak se një hap i tillë ka ndërprerë procesin për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë./gazetametro.net

Rekomanduar

Tiranë, policia rrethon ndërtesën e Teatrit Kombëtar

Policia e Shtetit ka rrethuar ndërtesën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Komuniteti artistik i organizuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *