Ballina / Magazina / Dua Lipa bën historinë, fiton dy çmime “Grammy”

Dua Lipa bën historinë, fiton dy çmime “Grammy”

Dua Lipa ka shënuar historinë në “Grammy Awards”.

Dua Lipa është bërë artistja e parë shqiptare që fiton çmim “Grammy”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka fituar në kategorinë “Kënga më e mirë në zhanrin dance”, në të cilën ka garuar me këngën “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplon.

Po ashtu, këngëtarja ka fituar edhe në kategorinë “Artistja më e mirë e re”, ku po garonte edhe Bebe Rexha.

Dua Lipa bëhet artistja e parë shqiptare që arrin të fitojë çmim në ceremoninë “Grammy”, e që këtyre sukseseve i është gëzuar tejmase. /Lajmi.net

 

Rekomanduar

Bashkëshortja i kërkoi thjesht një foto/ Lorik Cana e befason me gjestin e tij (Foto)

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monica ndodhen me pushime dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *