Ballina / SPORT / Ederson: Fitorja ndaj Liverpool ishte çështje jetë a vdekje

Ederson: Fitorja ndaj Liverpool ishte çështje jetë a vdekje

Portieri i Manchester City, Ederson Moraes edhe njëherë ka bërë të ditur se sa e rëndësishme ka qenë fitorja e “Citizens” përballë Liverpool.

Ai ka thënë se ishin nën presion të madh, dhe e kishin marrë me shumë seriozitet ndeshjen kundër “The Reds”, duke e cilësuar si situatë jetë a vdekje.

“Për ne, ishte çështje jetë a vdekje. I dinim rrethanat e asaj ndeshje. Humbja dhe barazimi nuk ishin opsion” ka thënë Ederson për “Sky sports”, transmeton lajmi.net.

“Ne shikuam vetëm për fitoren, dhe bëmë një lojë të mrekullueshme. Ishte ndeshja më e mirë në Premierligë deri më tani, dhe shpresoj se do të vazhdojmë në nivele të njëjta tani e tutje” ka thënë ndër të tjerash braziliani.

City ka fituar katër ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, për tu rikthyer nga dy humbjet të pësuara radhazi.

Në vetëm dy ndeshjet e fundit, ata kanë shënuar plotë 16 herë për të mbajtur portën e paprekur./lajmi.net

Rekomanduar

Lamtumirë Real, Kroos transferohet në Premierligë

Manchester United mund të nënshkruajë me Toni Kroos për 50 milionë euro këtë verë. Mesfushori …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *