Ballina / SPORT / Emery: Na eliminoi Real Madrid. Al Khelaifi: Jam i mllefosur!

Emery: Na eliminoi Real Madrid. Al Khelaifi: Jam i mllefosur!

Trajneri i PSG-së, Unai Emery tha pas eliminimit nga Champions League se francezët nuk duhet të jenë të zhgënjyer sepse janë nxjerrë nga gara nga Real Madrid.

“Nuk është zhgënjyese që të eliminohesh nga Real Madrid” – u tha gazetarëve pas ndeshjes. Sipas teknikut goli i parë i Real Madrid zvogëloi shanset e tyre për kalim në çerekfinale edhe pse luajtën dy ndeshje të mira.

“Goli i tyre zvogëloi mundësitë tona. Është zhgënjim që jemi eliminuar në raundin e dytë, por nuk është zhgënjim sepse jemi eliminuar nga Real Madrid”, tha Emery i cili e pranoi se me Neymar ishin më të rrezikshëm, por thotë se edhe lojtarët tjerë ishin të përgatitur për këtë takim.

Një tjetër mendim ka presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi e ka shprehur hapur zhgënjimin pas eliminimit të skuadrës së tij nga Reali i Madridit.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer nga ky rezultat. E dominuam pjesën e parë. Kur ata shënuan golin e parë dhe pas kartonit të kuq, u bë e vështirë. Reali ka eksperiencë. Ne nuk bëmë atë që duhet të bënim. Ishte shumë e vështirë.

“Nuk duam të kritikojmë skuadrën tonë. Do ta bëjmë në dhomat e zhveshjes. Do flasim me lojtarët. Nuk do reagojmë sot. Jemi të inatosur. Tani do të mendojmë se çfarë duam të bëjmë në të ardhmen” – tha ai për “beIN Sports”. /lapsi.al/

Rekomanduar

Miqësoren e 22 marsit Kosova do ta luajë në Prishtinë

Përfaqësuesja e Kosovës do ta luajë në Prishtinë ndeshjen miqësore të 22 marsit. Kështu ka …

Një koment

  1. Unai go home you’re drunk! Nuk je ne gjendje ta menaxhosh nje ekip si PSG me shume yje dhe me aspirata per te fituar Champions League, kete e ke deshmuar qysh vitin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *