Ballina / Teknologji / Emiratet e Bashkuara Arabe bllokojnë “Skype”

Emiratet e Bashkuara Arabe bllokojnë “Skype”

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë ndaluar përdorimin e aplikacionit të internetit Skype.

“Kemi konstatuar se ofruesit e shërbimeve të internetit në Emiratet e Bashkuara Arabe bllokuan qasjen në faqen tonë. Kjo do të thotë se Skype nuk mund të përdoret në atë vend”, tha në një deklaratë Skype që është në pronësi të Microsoft.

Drejtuesit e kompanisë gjithashtu njoftuan se janë duke punuar për heqjen e bllokimit, kurse qytetarët e Emirateve të Bashkuara Arabe në diasporë në rrjetet sociale reaguan ashpër për bllokimin e aplikacioneve të internetit të cilat i përdornin për komunikim pa pagesë.

“Është frustruese. Si të organizojmë tani intervista dhe takime? Kjo është krejtësisht e kundërta e vizioneve afatshkurtra dhe afatmesme që Emiratet e Bashkuara Arabe kanë promovuar”, theksoi  Sultan Al Qassemi nga Këshilli për Studime të Lindjes së Mesme.

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe tashmë disa vite nuk kanë lejuar përdorimin e aplikacionit për komunikim FaceTime të kompanisë Apple.

Rekomanduar

Kujdes, mos klikoni në këtë link, mund të ua marrin llogarinë në facebook

Mentor Hoxhaj, ish-mbikëqyrës shtetëror në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe ekspert i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *