Ballina / BOTA / Eurostat: Popullsia e Europës është në rënie dhe po plaket

Eurostat: Popullsia e Europës është në rënie dhe po plaket

Sipas një skenari të bazuar në projeksionet për popullsinë, i publikuar së fundmi nga Eurostat, popullsia e Bashkimit Evropian do të pësojë një rënie prej gati 4% (rreth 20 milionë njerëz), ndërmjet 1 janarit 2018 dhe 1 janarit 2100.

Pas vitesh rritjeje të qëndrueshme, popullsia e BE-së parashikohet të arrijë në 525 milionë persona në vitin 2044 dhe pastaj të fillojë të bjerë në mënyrë progresive.

Një shoqëri në plakje

Sipas këtij skenari, popullsia e BE-së do të vazhdojë të plaket në përgjithësi. Proporcioni i fëmijëve në raport me pjesën tjetër të popullsisë parashikohet të bjerë fillimisht 16% gjatë vitit 2018 e gjer në 14% në vitin 2100. Në mënyrë të ngjashme, mesatarja e njerëzve në moshë pune për popullsinë e BE-së parashikohet të bjerë nga 65% në 2018 në 55% në vitin 2100.

Në të kundërt, mesatarja e atyre në moshë 65 vjeç e lart për popullsinë e BE-së parashikohet të rritet me 11%, nga 20% në vitin 2018 deri në 31% në vitin 2100. Në të njëjtën periudhë, mesatarja e atyre në moshë 80 vjeç e lart pritet të trefishohet nga 6% në 15%.

Si rezultat, mosha mesatare parashikohet të rritet nga 43.1 vjeç në 48.7 në vitin 2100.

Si rezultat i këtyre ndryshimeve të popullsisë, raporti i varësisë me popullsinë e moshuar në BE parashikohet të dyfishohet nga 31% në 2018 në 57% në 2100. Kjo korrespondon me më pak se dy persona në moshe punë për çdo person të moshuar mbi 65 vjeç deri në vitin 2100.

Deri në vitin 2100, raporti i varësisë me popullsinë e moshuar parashikohet të shkojë nga 53% në Belgjikë, Luksemburg dhe Suedi deri në 70% në Portugali dhe 72% në Kroaci.

Shënim metodologjik: Parashikimet e Eurostat-it për popullsinë janë rezultat i një sërë hamendësimesh mbi zhvillimet e ardhshme për lindshmërinë, vdekshmërinë dhe migrimin. Rezultate të tilla duhet të interpretohen vetëm si një sërë zhvillimesh demografike të mundshme. Ato nuk duhet të merren si të dhëna përfundimtare.

Rekomanduar

Çifti kërkojnë një mësues privat për dy fëmijët e tyre – ofrojnë 5500 euro pagë dhe udhëtime gjatë gjithë vitit

Një çift i dashuruar me pushimet ka vendosur të ofrojë një punë të ëndrrave – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *