Ballina / Teknologji / Fjalëkalimet e miliona përdoruesve të Facebookut dhe Instagramit, “publike” qe 7 vjet

Fjalëkalimet e miliona përdoruesve të Facebookut dhe Instagramit, “publike” qe 7 vjet

Fjalëkalimet e qindra miliona përdoruesve të Facebookut dhe Instagramit mund të jenë ekspozuar si pasojë e një mbikëqyrje nga kompania e rrjeteve sociale.

Kjo gjë u zbulua nga hulumtuesi i sigurisë Brian Krebs, i cili raporton se Facebooku publikoi fjalëkalimet e gati 600 milionë përdoruesve.

Kjo do të thotë se informacioni ishte i lexueshëm dhe i kërkueshëm nga më shumë se 20,000 punonjës të Facebookut që nga viti 2012.

Facebooku ka konfirmuar tashmë dështimin tronditës të sigurisë, por këmbëngul se ka rregulluar çështjen dhe nuk ka gjetur ndonjë dëshmi se informacioni është publikuar në vende të tjera./mapo

Rekomanduar

Në Shqipëri përqindja e burrave që përdorin internetin është më e lartë sesa e grave

Edhe në përdorimin e teknologjisë ka diferenca gjinore mes shqiptarëve. Përqindja e burrave që përdorin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *