Ballina / Teknologji / Gjermani, arrestohet e më pas lirohet “hacker”-i i politikanëve

Gjermani, arrestohet e më pas lirohet “hacker”-i i politikanëve

Policia e arrestoi dhe pastaj e la të lirë, personin e dyshuar për vjedhjen dhe publikimin e të dhënave personale të shumë politikanëve dhe personave publikë në Gjermani.

Bëhet fjalë për një 20-vjeçar nga Mittelhesseni, i cili e ka pranuar ndërkohë fajin. I riu i justifikoi veprimet e veta me zemërimin e ngjallur nga disa deklarata të politikanëve, gazetarëve apo personave të njohur të jetës publike.

Kjo është vjedhja më e madhe e të dhënave personale të politikanëve dhe figurave të njohura në Gjermani.

Pirati informatik (hacker) i dyshuar u prangos të dielën, por episodi u mësua vetëm këtë të martë. Nuk dihet nga ana tjetër arsyeja përse autoritetet kanë vendosur që 20-vjeçari të lirohet. Ai nuk ka pasur bashkëpunëtorë. Të gjitha veprimet i ka kryer i vetëm dhe, sipas “Der Spiegel”, nuk mendohet të ketë as ndonjë lidhje me shërbimet e huaja sekrete.

Ditët e fundit janë publikuar të dhëna personale të rreth 1.000 politikanëve, prominentëve, gazetarëve dhe personave të tjerë. Rreth 50 raste janë vlerësuar si të rënda, sepse bëhet fjalë për vjedhjen dhe keqpërdorimin e një sasie të madhe informacionesh personale./Top Channel/

Rekomanduar

Oculus Rift S debuton me çmim prej 399 dollarësh

Oculus ditën e sotme prezantoi një version të përditësuar të pajisjet së realitetit virtual Rift …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *