Ballina / SPORT / Goal.com: Lojtarët më të vlefshëm të Kosovës nën moshën 23 vjeçare

Goal.com: Lojtarët më të vlefshëm të Kosovës nën moshën 23 vjeçare

Goal.com në gjuhën gjerman ka bërë një raport tejet interesant për Kosovën

Mediumi gjerman ka shkruar se Kosova ka disa talent të vlefshën nën moshën 23 vjeçare, që aktualisht po shkëlqejnë në Evropë.

Goal.com në gjuhën gjermane ka përpiluar një formacion të plotë mwe lojtarët më të vlefshëm të Kosovës nën moshën 23 vjeçare, përcjell “lajmi.net”.

Ky medium ka sjellë listën e lojtarëve që Kosova i ka dhe do t’i ketë në dispozicion:

Arianet Muriqi (20 vjeçar) që luan te Manchester City, Besar Halimi (23), luan te Brondby, Lirim Kastrati (19), luan te Lokomotiva Zagreb, Arbenit Xhemajli (20), luan te Neuxhatel Xamax, Mërgim Berisha (20), luan te Magdeburg, Mërgim Vijvoda (23), luan te Royal Excel Mouscron, Shkëlqim Demhasaj (22), luan te Luzern, Donis Avdijaj (22), luan te Willem ll, Idriz Voca (21), luan te Luzern, Edon Zhegrova (19), luan te Genk, Bersant Celina (22), luan te Swansea, Arbër Zeneli (23), luan te Heerenveen dhe Milot Rashica (22), luan te Werder Bremen./lajmi.net

Rekomanduar

Miqësoren e 22 marsit Kosova do ta luajë në Prishtinë

Përfaqësuesja e Kosovës do ta luajë në Prishtinë ndeshjen miqësore të 22 marsit. Kështu ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *