Ballina / LAJME / Haradinaj e Krasniqi intervistohen sot nga Dhomat e Posaçme në Hagë

Haradinaj e Krasniqi intervistohen sot nga Dhomat e Posaçme në Hagë

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Kosovë.

Ftesa për t’u intervistuar bëri që Haradinaj të dorëhiqet nga pozita e shefit të ekzekutivit kosovar.

Po ashtu, edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot do të paraqitet tek e njëjta prokurori e cila vepron në Hagë.

Të dy ish-liderët e UÇK-së udhëtuan dje drejt Holandës.

Ndërsa, pak para nisjes drejt Hagës, Haradinaj tha se po udhëton për t’u intervistuar nga Dhomat e Posaçme në Hagë si qytetar i Republikës së Kosovës.

Haradinaj shtoi se me nder ka mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë.

Rekomanduar

Përlotet Edmond Budina: As policia e Ramiz Alisë s’më ka tërhequr zvarrë si sot

I tronditur dhe gati me lot në sy regjisori Edmond Budina tregon si është tërhequr …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *