Ballina / LAJME / Haradinaj niset sot drejt Hagës

Haradinaj niset sot drejt Hagës

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të niset për në Hagë ku do të intervistohet si i dyshuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Edhe pse nuk ka një aktakuzë të ngritur ndaj tij, Haradinaj zgjodhi të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi sipas tij, dëshironte të paraqitej në Hagë si qytetar dhe jo kryetar i qeverisë së vendit.

Haradinaj e konfirmoi udhëtimin drejt Hagës sot gjatë intervistës në emisionin “Pressing” në T7.

Përpos Haradinajt, për arsye të njëjta, drejt Hagës do të udhëtojnë edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe ish-shefi i Shtabit të UÇK-së Bislim Zyrapi dhe disa eprorë tjerë të UÇK-së.

Rekomanduar

Tiranë, policia rrethon ndërtesën e Teatrit Kombëtar

Policia e Shtetit ka rrethuar ndërtesën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Komuniteti artistik i organizuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *