Ballina / EKONOMI / Haradinaj: Rritja e pagës minimale, veprim i domosdoshëm

Haradinaj: Rritja e pagës minimale, veprim i domosdoshëm

Rritja e pagës minimale në vend është një nga veprimet e domosdoshme që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve tanë.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili njofton se ka kërkuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica që menjëherë të riaktivizoj Këshillin Ekonomik Social, në mënyrë që të filloj diskutimi për pagën minimale në vend.

“Unë si Kryeministër dhe Qeveria e vendit, përkrahim fuqishëm rekomandimin e Këshillit Ekonomik Social, për rritjen pagës minimale, e cila nuk ka pësuar rritje që nga viti 2011”, shkruan Haradinaj në Facebook.

“Andaj, është shumë me rëndësi që edhe kjo pjesë e shoqërisë të përfitoj nga rritja ekonomike e vendit që ka ndodhur nga ky vit dhe ashtu siç kemi vendos rregull edhe në sektorin publik, përmes miratimit të Ligjit për Pagat”, thekson Haradinaj./KosovaPress/

Rekomanduar

Kosova i jep 2 muaj kohë Shqipërisë: Taksë 100% nëse pengohen mielli, birra dhe patatet

Shqipëria dhe Kosova mbyllen dje një takim për lehtësimin e tregtisë, por duket se në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *