Ballina / LAJME / Heshtin kërkesat për taksën

Heshtin kërkesat për taksën

Kërkesa për pezullimin e taksës ndaj importeve me vend origjine Serbinë është dëgjuar këtë javë vetëm në Beograd. Lidershipi në Kosovë dhe as ndërkombëtarët nuk e kanë përmendur atë.

Zyrtarë amerikanë, sikurse edhe ata të BE-së, në pjesën e parë të marsit, sikurse edhe në dy muajt paraprakë, patën shtuar presionin ndaj Qeverisë, me synimin për të pezulluar tarifën në shkallë 100 për qind për importet nga Serbia dhe nga Bosnjë-Hercegovina. Kjo për shkakun që zyrtarët e Serbisë refuzojnë t’i kthehen dialogut me Kosovën, për aq kohë sa masa mbetet në fuqi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për publicistët si Imer Mushkolaj, ka një arsye pse duket të jetë ndalur përkohësisht presioni ndërkombëtar për taksën.

“Marrë parasysh se një marrëveshje me Serbinë është e pamundur të arrihet deri në qershor, siç mendohej më herët, shkaku edhe i zgjedhjeve brenda Bashkimit Evropian, atëherë qendrat ndërkombëtare të vendosjes duhet ta kenë parë të arsyeshme që të mos nguten me dialogun, respektivisht heqjen e taksës”, i ka thënë gazetës Mushkolaj. “Mund të ndodhë që ndërkohë është duke u përgatitur ndonjë strategji dalëse nga situata, respektivisht negocimi i taksës, në mënyrë që procesi i dialogut të rifillojë në qershor, pasi që edhe Serbia t’i ketë bërë disa veprime që do të çonin drejt heqjes së taksës nga Prishtina dhe heqjes së kushtit për dialog nga Beogradi”.

Rekomanduar

Tiranë, policia rrethon ndërtesën e Teatrit Kombëtar

Policia e Shtetit ka rrethuar ndërtesën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Komuniteti artistik i organizuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *