Ballina / SPORT / Higuain, Piatek dhe XI më e mirë e afatit kalimtar të janarit

Higuain, Piatek dhe XI më e mirë e afatit kalimtar të janarit

Është mbyllur afati kalimtar i janarit në top pesë kampionatet në Evropë.

Afati kalimtar ishte dinamik me negociata për lojtarë të mëdhenj.

Megjithatë, klubet në ditën e fundit bënë maksimumin për të arritur marrëveshje sa më të mira, ndonëse lëvizje të mëdha te klubet e mëdha nuk ndodhën.

1# Kiko Casilla nga Real Madrid në Leeds United
Largimi nga fituesi i ligës së kampionëve drej një skuadre qe performon ne Championship të anglisë mund të duket si një veprim i gabuar për portierin nga Argjentina por duke parë se tek Galaktikët nuk po i ofrohet hapësirë e mjaftueshme ai vendosi të largohet drejt Leeds-it që po lufton për një rikthim në premier ligën angleze.

 

 

2#Nathaniel Clyne | Liverpool në Bournemouth
Clyne nuk ka humbur kohë për të ndjerë praninë e tij në bregun jugor. Pas një debutimi mjaft të spikatur pas huazimit nga Liverpool drejt Bournemouth, mbrojtësi i krahut të djathtë e ka ndihmuar klubin e ri për të fituar takime të rëndësishme ku e fundit ishte fitorja dhe poshtërimi me rezultat 4-0 ndaj Chelseat.

 

3#Jeison Murillo | Valencia në Barcelonë
Qendër mbrojtësi i Kolumbisë ishte një nga surprizat e afatit kalimtar të transferimit, pasi Barcelona ishte shumë e interesuar për kolumbianin për të përfunduar një marrëveshje me Valencian për të mbuluar vijën e fundit që Barcelona po vuan nga dëmtimet e këtij reparti.
Murillo ka një përvojë të pasur, duke luajtur në Inter për disa sezone para se të shkonte në Mestalla, ai do të shtojë siguri në mbrojtje pasi katalanasit vazhdojnë të luftojnë në tre fronte në vitin 2019.

 

 

4#Medhi Benatia | Juventus në Al-Duhail
Pas dy sezone e gjysmë në Torino, Benatia po ecën përpara.Reprezentuesi i Marokut ka qenë një lojtar i vlefshëm në pjesën e mbrojtjes te Juventusi, por rikthimi i Leonardo Bonucci e kufizoi hapsirën në fushën e blertë për të dhe tani do të vazhdojë karrierën e tij në Katar.
Mbrojtësi arriti një marrëveshje me një vlerë prej 8 milionë eurosh, e cila mund të rritet në 10 milionë euro me bonuse dhe shpërblime.

 

5#Jonny | Atletico Madrid tek Wolves
Sulmuesit i majtë te ëolves kanë qenë pothuajse gjithmonë i pranishëm ne takimet e luajtura që kur u huazua nga Atletico Madrid, duke humbur vetëm katër ndeshje të Premier League deri më sot.
Një sërë paraqitjesh të mira nxitën ekipin e ëest Midlands që ta bënte marrëveshjen të përhershme, duke ushtruar opsionin e tyre të blerjes. Jonny i ka vendosur Wolves përsëri një rekord prej 18 milionë funtesh (23.6 milionë dollarë), një tarifë që ende është në rritje duke pasur parasysh paraqitjet dhe formën e treguar nga 24-vjeçari.

 

6#Leandro Paredes | Zenit në PSG
Duke qenë shumë i dëshiruar nga Chelsea për të zëvendësuar Cesc Fabregasin, Paredes vendosi për PSG, i cili u transferua nga Zenit për një marrëveshje prej 45 milionë eurosh (£ 39m / $ 51m).
Argjentinasi i jep luksin PSG të mbulojë mesfushën pas lëndimit të Marco Verratit dhe Adrien Rabiot. Paredes është një talent i lartë dhe në moshën 24 vjeçare ka gjithçka që duhet për të arritur majat e futbollit europian.

 

7#Miguel Almiron | Atlanta United në Neëcastle United
Neëcastle duhej të priste me durim që ta konkretizonte objektivin e tyre. Një lëvizje që u diskutua në fillim të dhjetorit përfundimisht u konkretizua në orët e fundit të afatit kalimtar të transferimit, pasi Atlanta United i shtyu Neëcastle Unitedin të thyen rekordin e transferimit të MLS në një shumë prej 27 milionë dollarë.
Një fitues lige me Cerro Porteno, Lanus dhe Atlanta,reprezentuesi nga Paraguai mund të luajë si në mesfushorë ose si sulmues i dytë dhe ishte çelësi i fitimit të titullit të SHBA në vitin 2018.

 

8#Cesc Fabregas | Chelsea në Monako
Edhe në moshën 31-vjeçre,transferimi i Cesc Fabregas si transfer i lirë paraqet një marrëveshje joshëse për Monaco në krizë.
Pas ardhjes së Maurizio Sarri në Stamford Bridge lojtari spanjoll humbi vendin titullar te Chelsea andaj u detyrua të largohej nga klubi Londinez dhe kaloi tek Monako ku pritet të shpëtojë klubin e ri nga rënia e Ligue 1.

 

9#Lucas Paqueta | Flamengo te AC Milan
AC Milan përfundimisht mori nënshkrimin e Brazilianit të ri Paqueta nga Flamengo në janar. Derisa ai ka luajtur vetëm disa ndeshje me Milanon ai po bën diferencën me paraqitjet e tij në në San Siro.
Paqueta asistoi një gol për Krzysztof Piatek në fitoren mahnitëse 2-0 ndaj Napolit në Coppa Italia. Çifti duket të jetë përshtatja më e mirë Milani ka zgjedhur për shpëtimin e pjesës së dytë të kampionatit.

 

10#Gonzalo Higuain | AC Milan te Chelsea
Sulmuesi kaloi tek Chelsea ku do të provon të kthehet në formën më të mirë personale pasiqë ka qenë jashtë forme në sezonet e kaluara dhe Chelsea është mundësia më e mirë për rikthim.
Higuain krenohet me një rekord për t’u patur zili, duke shënuar më shumë se 150 gola në Itali që kur ka ishte në Napoli në vitin 2013. Dhe ndërsa ai nuk arriti të gjejë formën më të mirë për AC Milan në gjysmën e parë të 2018-19, argjentinasi është ende një sulmues i frikshëm i cili mund ofroj atë që Chelsea ka nevojë kaq shumë.

 

11# Krzysztof Piatek | Genoa te AC Milan
Rossonerët u hodhën në sulm për të zëvendësuar Higuainin, duke nënshkruar me Polakun nga Genoa, derisa Pipita ishte ende duke kaluar testet mjeksore te Chelsea. Në përshtypjet e para mund të thuhet se italianët morën në fund më të mirën nga ajo marrëveshje.
Piatek shenoi dy herë kundër Napoli në Kupën e Italisë, për ti bërë tifozët që ta adhurojnë mënjëherë.

Marrë/goal.com

FREENEWS

Rekomanduar

Panik në Real-Arsenal/ Asensio dëmtohet rëndë dhe dërgohet urgjentisht në spital

Marco Asensio ishte futbollisti më i mirë në fushë e lojës për ato pak minuta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *