Ballina / Teknologji / Huawei ka regjistruar emrat tregtarë për LiveFace, Meetime, LinkTime dhe Belink

Huawei ka regjistruar emrat tregtarë për LiveFace, Meetime, LinkTime dhe Belink

Huawei po përparon në zhvillimin e sistemit operativ të vet, HongMeng OS, i cili do të duhej të zëvendësojë Androidin në telefonat, tabletat, laptopët, zgjidhjet IoT, automjetet e automatizuara dhe pajisjet tjera të kësaj kompanie.

Huawi tani ka dorëzuar kërkesën për mbrojtjen e emrave tregtarë tek EUIPO dhe UKIPO. Këto regjistrime trademark kanë të bëjnë me chat, mesnate dhe shërbime për biseda në kategorinë e telekomunikimit, përcjell Indiashopps.

Kompania kineze ka trademarkuar këto emërtime: LiveFace, Meetime, LinkTime dhe Belink, shkruan KOHA Ditore. Brenda që Huawei në të ardhmen nuk do të mund të shfrytëzojë shërbimet e Facebook dhe google ka bërë që kjo kompani të mendojë për zëvendësimet për Facebook, WhatsApp, Instagram dhe Google. Ky hap do të mundësojë që për HongMeng të krijohet një ekosistem i plotë, ku Google dhe Facebook nuk shërbejnë fare si partnerë. Mbetet vetëm çështja se si do ta përqafojnë shfrytëzuesit HongMeng OS pa shërbimet e google dhe Facebook.

Një zyrtar i Huawei kohë më parë ka theksuar që HongMeng OS me gjasë do të jetë më i shpejtë se Android dhe MacOS, ndërsa raportimet e mëhershme sugjeronin që është për 60 për qind më i shpejtë se platforma Android. Huawi po ashtu është duke u zhvilluar shumë shpejt në domenin e implementimit të teknologjive 5G dhe tani për tani prin në këtë fushë.

Rekomanduar

Google paralajmëron multiplayer dhe detaje të tjera për shërbimin Stadia

Kompania Google ka publikuar disa detaje të reja për gaming platformën e vet të re …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *