Ballina / Teknologji / Huawei konfirmon që OS Hongmeng nuk është i destinuar për telefona

Huawei konfirmon që OS Hongmeng nuk është i destinuar për telefona

OS Hongmeng është përmendur shpesh si zëvendësues për Androidin në telefonat Huawei, por si duket gjiganti kinez ka plane të tjera. Catherine Chen, anëtare e bordit dhe nënkryetare e Huawei, tha se OS Hongmeng kurrë nuk ishte planifikuar që ta zëvendësojë Androidin – ai është krijuar për përdorim në biznes dhe IoT.

Chen e njoftoi këtë gjatë një takimi me mediat në Bruksel. OS Hongmeng është trademarkuar kohët e fundit, por është destinuar për përdorim industrial dhe është zhvilluar shumë më herët se që filluan thashethemet për zëvendësimin për Android, që u shkaktua nga lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës, shkruan KOHA Ditore.

Si duket OS Hongmeng përmban linja dukshëm më të vogla të kodit – qindra mijëra, në vend të disa dhjetëra miliona sa i përmbanë sistemi operativ për pajisje mobile. Sistemi operativ i brendshëm i Huawei gjithashtu e ka një latencë jashtëzakonisht të ulët në krahasim me sistemin operativ për telefona, sipas Chen.

Rekomanduar

Teknologjia kineze – Aksionet ‘kërcejnë’ deri ne 500%

Skena e teknologjisë Kineze pati mbështetje pasi investitorët nisën të grumbulloheshin në bursën e re …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *