Ballina / LAJME / I dërguari i BE-së në Serbi: Kërkojmë heqjen e taksës dhe arritjen e marrëveshjes

I dërguari i BE-së në Serbi: Kërkojmë heqjen e taksës dhe arritjen e marrëveshjes

Kreu i Delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrici ka thënë se Serbia nuk është në anën e errët të historisë përderisa është nisur drejt Bashkimit Evropian.
Sa i përket dialogut Prishtinë-Beograd, Fabrici ka thënë se qëndrimi i BE-së është i pandryshuar dhe se ata kërkojnë të arrihet një marrëveshje e përhershme, ligjërisht në pajtim me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të bien dakord për diçka që është e qëndrueshme dhe realiste, ne nuk mund të komentojmë mbi përcaktimin e kufijve apo ndonjë tjetër përmbajtje të marrëveshjes e cila do të arrihet”, ka thënë Fabrici, transmeton lajmi.net.

Sa i përket taksës e cila është vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë në nëntorin e vitit të kaluar, Fabrici ka thënë se kjo është një temë e veçantë dhe se BE vazhdon t’i kërkoj Prishtinës për ta hequr.

Tutje, ai ka thënë se reformat janë një instrument aderimi i Serbisë në BE, për të cilën presin që së shpejti të iu bashkohet. /Lajmi.net

Rekomanduar

Tiranë, policia rrethon ndërtesën e Teatrit Kombëtar

Policia e Shtetit ka rrethuar ndërtesën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Komuniteti artistik i organizuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *