Ballina / EKONOMI / Implementimi i MSA-së përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve

Implementimi i MSA-së përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve

Nëse implementimi i MSA-së bëhet në mënyrë të duhur, kjo do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Kosova importon dhe eksporton produktet më së shumti nga vendet e BE-së dhe gjatë vitit 2018, ka eksportuar dhe importuar më së shumti produkte me Gjermaninë.

Këto u thanë në diskutimin e organizuar nga zyra e BE-së me temën: Mbrojtja e Konsumatorit, Bujqësia, Siguria e Ushqimit dhe Siguria në Punë.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova thotë se implementimi i duhur i MSA-së, ka ndikim të drejtpërdrejt në përmirësimin e standardit të jetës në Kosovë.

 “Përmbushja e këtyre standardeve ka përgjegjësi të ndryshme në institucione relevante të Kosovës dhe implementimi i tyre pritet që të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve të  Kosovës… nëse implementimi është i duhur atëherë marrëveshja do të ndikojë në benefite konkrete në Kosovë dhe shoqëria e Kosovës do të ndërrojë për mirë”, tha Apostolova.

Ndërsa ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, tha se vendi ka nevojë që në mënyrë më efikase t’i zbatojë masat e MSA-së.

Sipas Hoxhës, edhepse ka një trend pozitiv të zbatimit të ERA1, është urgjente që të përshpejtohet zbatimi i ERA 2, me theks të veçantë miratimi i legjislacionit për largimin e detyrueshëm të zyrtarëve publikë të akuzuar dhe të dënuar, rishikimi i Projektligjit për Arsimin e Lartë, burimet e ripërtritshme e të tjera.

Në diskutimin me temë ‘Mbrojtja e Konsumatorit, Bujqësia, Siguria e Ushqimit dhe Siguria në Punë, Hoxha  tha se megjithatë, si rezultat i marrëveshjes së MSA-së Kosova ka shënuar rritje ekonomike.

“Tani çka na mbetet për tu bërë  priten të zbatohen masa si miratimi i legjislacionit për të siguruar pezullimin dhe largimin e detyrueshëm të zyrtarëve publikë të akuzuar dhe të dënuar për korrupsion. Të ndryshojmë ligjin për financimin e partive politike që të sigurojmë transparencë më të madhe  llogaridhënie më të madhe, dhe poashtu edhe zbatim dhe sanksione më efikase”, tha Hoxha.

Duke folur për ndikim e MSA-së në fushën ekonomike, eksperti i pavarur Naim Hurgulica, tha se Kosova tashmë eksporton dhe importon më së shumti me vendet e BE-së.

“ Kosova eksporton në BE në vitin 2015 ka ekportu në vlera jo shumë të mëdha sepse ne edhe ashtu e kemi eksportin e ulët por në pëqindje tregu i BE ka  përfaqësuar rreth 30 përqind të eksporteve totale se ku kanë shkuar eksportet e Kosovës. Gjegjësisht në aspektin e importit BE vazhdon të jetë tregu më i madh ku Kosova oimporton nga këto vende… Importet nga BE po njohin në rritje çdo vit,  dhe vitin 2018 e kemi përfundu në një vlerë prej 1 milardë e 438 milionë euro importe nga BE, që në vlerë totale paraqesin 43 pëqrind të totalit të importeve. Por edhe  te pjesa e eksporteve keni parë se eksportet ditë po rriten në drejtim të BE-së  dhe vitin 2018 e kemi përfunduar me një rritje të përqindjes së pjesëmarrjes së tregut evropian në totalin e eksporteve. Tani eksportet tona në BE arrin vlerën 27.61 përqind të vlerës së eksporteve”, tha ai.

Sipas Huruglicës, statistika aspak pozitive janë ato të eksportit, ku Kosova po ballafaqohet me disbalanc tregtar. Vetëm në vitin 2018 sipas tij, Kosova ka eksportuar produkte me vlerë 3.3 miliardë eurosh, ndërsa ka importuar vetëm 329 milionë euro.

‘Importi në vitin 2018 ka arrit vlerën prej 3.3 miliardë euro, gjersa eksporti në total nuk kalon më shumë se 329 milionë euro. Këto janë statistika të këqija, janë statistika jo pozitive”, tha ai.

Sipas Hurugklicës, vendet nga ku Kossova importon më shumë nga vendet e BE-së  është Gjermania. Në vitin 2018 nga Gjermania Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 391 milionë eurosh, pasuar nga Italia, Greqia, Sllovenia dhe Polonia . Edhe eksportet janë të së njejtës renditje, më së shumti  nga Gjermania, Sllovenia, Britania e Madhe dhe Bullgaria.

E zëvendëskryeinspektori i Punës Agim Millaku tha se ndër sektorët që përballet me më së shumti me sfida është ai i ndërtimtarisë.  Sipas tij, Inspektorati i Punës është duke bërë luftimin e punëtorëve jo formal në këtë sektor, edhe për  nivelin e rrezikshmërisë që mbart  ndërtimtaria.

Ndërsa tha se problemi më i madh i punonjësve në vendet e tyre të punës, është orari i tejzagjatur pa pagesë, mosshfrytëzimi i pushimit vjetor e të tjera.

“Ndër shkeljet më të madha  të drejtave të punëtorëve është orari i tejzgjatur i punës pa pagesë,  sepse nuk u paguhen orët shtesë punëtorëve që kerkund nuk evidentohen nëse punëtori ka punuar ose s’ka punuar, nëse meriton ose s’meriton orë shtesë t’I paguhet. Thjesht i humbin faktet i humbin dëshmitë. Nuk kemi potencal të hulumtojmë punëtor për punëtor se kujt u janë bërë këto shkelje”, tha Millaku.

Ai përmendi edhe pagën minimale në vend e cila sipas tij është tejet e ulët.

“Me 170 euro një familje prej 4 anëtarëshe nuk mund të ketë as zhvillim normal  e lerë më të prosperojë”, tha ai.

Millaku ka folur edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Inspektorati i Punës, duke shprehur nevojën për inspektorë me përgatitje profesionale, në mënyrë që siç tha ai të mbikëqyren subjektet punuese ku shkelja e të drejtave në vendin e punës bëhet në masë të madhe. /KosovaPress/

Rekomanduar

MMPH dhe UN-HABITAT ndihmojnë komunat e Kosovës

MMPH dhe UN- HABITAT ndihmojnë komunat e Kosovës në hartimim e dokumenteve të planifikimit hapësinor. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *