Ballina / EKONOMI / Importi nga Serbia ka rënë për 99.5 për qind
Foto: Ilustrim

Importi nga Serbia ka rënë për 99.5 për qind

Po bëhen tre muaj që kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës 100 % ndaj mallrave serbe të importuara në Kosovë.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka treguar se ka rënie të importit të mallrave nga Serbia për 99. 5 për qind krahasuar me periudhat paraprake.

“Që nga ndalesa e deri tani kemi import rreth 700.000 mijë euro importe po aq kanë paguar edhe taksa pasi është 100%”, ka thënë Stavilevci ,duke e shtuar se lënda e parë është ajo që importohet më shumë nga ky shtet.

Ai tutje ka treguar se importi i mallrave është rritur nga shtetet fqinje, Shqipëria dhe Maqedonia.

“Kemi rritje të importeve nga Shqipëria me 40% si dhe nga Maqedonia me mbi 10%”, ka deklaruar Stavileci për portalin rtv21.tv.

Ai po ashtu ka përjashtuar mundësinë e kontrabandimit të mallrave nga Serbia, duke thënë se nuk është vërejtur ndonjë tentim i tillë.

“Nuk kemi vërejtur rritje të tentimeve për kontrabandim”, ka thënë  Stavileci.

Vendosja e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, ka ngjallur shumë reagime.

Kjo masë është kundërshtuar edhe nga Bashkimi Evropian dhe SHBA, kjo e fundit  i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj që të heq taksën në mënyrë që të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi.

Kjo pasi që Serbia e ka kushtëzuar dialogun me heqjen e taksës.

Në anën tjetër kryeministri Haradinaj ka deklaruar se taksa nuk do të hiqet deri në momentin kur Serbia ta njohë Kosovën./lajmi.net

Rekomanduar

Nga Veriu në Jug/ Ja sa kushton të pushosh në Shqipëri, Velipoja më e lira

Durrësi është sot për sot bregdeti më i frekuentuar, kjo falë kontratave të parapaguara që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *