Ballina / BOTA / Jelekverdhët i venë flakën Parisit

Jelekverdhët i venë flakën Parisit

Jelek-verdhët kanë rinisur protestat në Francë, që i kishin filluar katër muaj më herët. Protestat filluan mbi rritjen e taksave të karburantit, por që atëherë revolta sa vjen dhe është bërë më e fuqishme dhe protestat janë drejtuar për nga ato që konsiderohen “elita të korruptuara” në Paris.

Policia përdori topa të ujit dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa demonstruesit i kanë vënë flakën dyqaneve dhe bizneseve. Në Paris u rikthye dhuna që karakterizoi ato që ishin zhvilluar më herët. Restorantit të njohur parizien “Fouquet’s”, i njohur për faktin se aty qëndrojnë njerëz elitarë, kryesisht politikanë të njohur, iu vu flaka. Në rrugë janë ndezur zjarre dhe së paku një makinë u shkrumbua tërësisht, shkruan BBC./hashtag/

Rekomanduar

Pompeo: Trump, i dërguari i zotit për të ndihmuar Izraelin

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha se është e mundur që presidenti Donald Trump …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *