Ballina / BOTA / Jepet alarmi për mot të keq në Italinë e Jugut: priten stuhi breshëri e ere dhe tornado

Jepet alarmi për mot të keq në Italinë e Jugut: priten stuhi breshëri e ere dhe tornado

Moti i keq pritet të pushtojë Jugun e Italisë. Në buletinin e motit, Estofex ka paralajmëruar për rrezikun e shirave të dendur dhe të erës, breshërit dhe deri edhe të tornadove.

Moti i keq vazhdon të mbajë kontrollin e tij mbi Italinë dhe pas shirave të rrëmbyeshëm që goditën Qendrën për disa ditë, fenomenet shtrihen edhe në gug dhe Estofex (Eksperimenti Evropian i Parashikimit të Stuhive) ka shpallur alarmin për rajonin e Italisë së Jugut.

 Niveli 1 i alarmit vjen për Sicilinë, Italinë Jugore dhe zonat përreth kryesisht për shkak të stuhive të forta të erës, breshërit dhe rrezikut të tornadove.

Niveli 1 i alarmit gjithashtu për Rumaninë jugore, Bullgarinë dhe Greqinë jugore kryesisht për breshër dhe erëra të fuqishme në formën e tornadove.

Niveli 1 për Turqinë veriore për breshër.

Niveli 2, nga ana tjetër, për pjesët e veriut të Ukrainës dhe në jug të ekstremit të Bjellorusisë kryesisht për rryma ajëri të ftohta sasi të mëdha breshëri dhe erëra të fuqishme.

Rekomanduar

Asnjë vend për partinë holandeze antimigracion

Partia holandeze kundër migracionit e Geert Wilders, PVV, nuk mund të marrë as edhe një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *