Ballina / BOTA / Julian Assange: Momente nga jeta e themeluesit të WikiLeaks në ambasadën ekuadoriane, të kapura nga kamerat e sigurisë (Video)

Julian Assange: Momente nga jeta e themeluesit të WikiLeaks në ambasadën ekuadoriane, të kapura nga kamerat e sigurisë (Video)

Themeluesi i Wikileaks u mbajt i strehuar në ambasadën ekuadoriane në Londër për më shumë se shtatë vjet, para se të arrestohej të enjten.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e marra nga kamerat e sigurisë nga El Pais, kanë treguar Assange në vendin e tij të banimit.

Siç thuhet tutje, ndër tjerash në to është kapur edhe momenti kur Assange kishte një përplasje edhe me një roje sigurie.

Gjithashtu, në një moment, Assange, 47 vjeç, shihet i veshur me një jelek dhe pantallona të shkurtra ndërsa përpiqet të ngasë një skateboard.

Veç këtyre, pamjet thuhet se e tregojnë atë duke ia drejtuar një aparat fotografik në roje, i cili pastaj përpiqet ta rrëmbejë atë.

Disa mysafirë të Assange u larguan pasi ambasadori njoftohet se arriti në orët e hershme të mëngjesit. /Telegrafi/

Rekomanduar

Lufta me plastikën: fruta dhe perime të mbështjellë me gjethe

Disa dyqane në Azi do të përdorin gjethe për paketimin e frutave dhe perimeve në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *