Ballina / LAJME / Kërkohet që kompensimi i orëve të nisë nga java e ardhshme, SBASHK-u kundërshton

Kërkohet që kompensimi i orëve të nisë nga java e ardhshme, SBASHK-u kundërshton

Përkundër diskutimeve të shumta në Komisionin Parlamentar për Arsim, nuk është gjetur një zgjidhje mes SBASHK-ut dhe MASHT-it për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mbajtur të mësimdhënësve.

Komisioni kërkoi që pavarësisht gjitha shpjegimeve orët duhet të kompensohen dhe përmes një  propozimi i është dhënë 1 javë kohë kryetarit të SBASHK-ut që të thërret Këshillin Drejtues dhe prej të shtunës së ardhshme të merret vendimi në mënyrë që  të filloi kompensimi i orëve.

Përkundër kësaj, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ishte këmbëngulës në vendimin e tij për kompensim të orëve dhe se në rast të mos respektimit do të merren gjitha masat përkatëse. Ndërsa, kryetari i SBASHK-ut kërkoi që ministri të tërheq vendimin e tij dhe vet mësimdhënësit të pajtohen, apo jo që të kompensohen orët në aspektin moral.

Kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi duke përmendur grevën në arsim tha se humbja e orëve, pavarësisht kompensimeve që mund të ndodhin do të jetë jo e mirë për cilësinë e mësimit.

Përkundër kësaj, ai u shpreh i vendosur se si komision ata kanë konsideruar se ky kompensim  duhet të ndodhë pavarësisht shpjegimeve që mund të gjendën.

Për këto arsye, Kurteshi dha një propozim që t’i jepet 1 javë kohë sindikatës, që kjo e fundit të ulet me Këshillin Drejtues dhe për arsye morale të merret vendimi prej të shtunës së ardhshme të filloi mësimi.

Ndërsa, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Shyqyri Bytyqi u shpreh se vendimi për kompensim të orëve ka qenë më i mirë që kanë mundur të gjejnë.

Sipas tij, mbas diskutimeve me gjithë palët dhe drejtorët e DKA, kanë arritur të gjejnë modalitete që të kompensohen orët e humbura në formën që e kanë paraqitur në publik.

Kurse për gjithë ata që e kundërshtojnë këtë, ai tha se do të merren masa ndëshkuese.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, fillimisht pati kritika ndaj anëtarëve të komisionit, pasi që sipas tij me  anë të asaj që po kërkohet po mundohen me zbeh rolin e grevave. Ndërsa, më pas kërkoi që ministri të tërheq vendimin e tij, dhe pas diskutimeve të merret vendimi nga ana e mësimdhënësve që të kompensohen orët, apo jo.

Deputeti nga radhët e PSD-së, Driton Çaushi u shpreh me akuza  ndaj kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharajt,  sipas tij  deklaratat e tij janë  të padrejta dhe përjashtuese ku thotë se nuk e kanë ndërmend të kompensohen orët e humbura.

Ai pati një kërkesë ndaj tij, që të merret një vendim që si obligim moral të kompensohen orët.

Për deputeten e AAK-së, Teuta Haxhiu gjithë përfaqësuesit e Këshillit të Mësimdhënësve të Kosovës i kanë mbështetur vendimin që të kompensohen orët e humbura gjatë grevës.

Zgjidhje për zëvendësim të orëve kërkoi dhe deputetja e PDK-së, Luljeta Veselaj-Gutaj e cila kërkoi të një emërues të përbashkët në mënyrë që nxënësit mos të humbin./KosovaPress/

Rekomanduar

Haradinaj për ‘Der Spiegel’: Kosova duhet të mësojë të mbrohet vet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në profilin e tij në Facebook ka publikuar një intervistë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *