Ballina / EKONOMI / Komuna e Obiliqit nuk i planifikon si duhet projektet

Komuna e Obiliqit nuk i planifikon si duhet projektet

Zyra Kombëtare e Auditimit shkelje ka gjetur edhe në Komunën e Obiliqit për vitin 2018.

Sipas kontratës, për projektin “Rregullimi i rrugëve me kubëza- ‘Murat Krasniqi’; ‘Presheva’; ‘Naser Kastrati’; ‘Kongresi i Manastirit’; ‘11 Qershori’” ishin paraparë që të shtohen me kubëza pesë (5) rrugë, në vlerë 85,635€.

Gjatë ekzekutimit të saj për tri (3) rrugë banorët nuk kishin lejuar kryerjen e punimeve pasi në projekt nuk ishte paraparë realizimi i kanalizimit fekal. Komuna me pëlqimin e OE-së kishte bërë ndërprerjen e kontratës dhe kontrata ishte realizuar vetëm për dy (2) rrugë. Shkak i kësaj ishte ekzistimi i kanalizimit të vjetër, por i cili nuk i përmbushte nevojat e qytetarëve.

Në rastin tjetër kontrata “Rregullimi i kanalizimit fekal pjesa e parë” në vlerë 55,366€ ishte paraparë rregullimi i kanalizimit për 11 vende, mirëpo në dy (2) prej tyre nuk ishte realizuar për shkak të problemeve pronësore dhe se banorët kanë kërkuar që ujërat atmosferike të futen në gypa, shkruan më tutje Gazeta ‘Zëri”.

“Nënshkrimi i kontratave pa planifikim të duhur dhe pa zgjidhur çështjet pronësore shkakton barrë për buxhetin e vitit vijues e mbi të gjitha dëmton perceptimin e qytetarëve ndaj Komunës. Kryetari të sigurojë se para fillimit të procedurave të janë planifikuar projektet në tërësi, të zgjidhen të gjitha çështjet pronësore, në mënyrë që të mos ketë ngecje të projekteve dhe të parealizuara”, thuhet në raport. /ZERI

Rekomanduar

Nga Veriu në Jug/ Ja sa kushton të pushosh në Shqipëri, Velipoja më e lira

Durrësi është sot për sot bregdeti më i frekuentuar, kjo falë kontratave të parapaguara që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *