Ballina / LAJME / Kosova hap Ambasadën në Portugali

Kosova hap Ambasadën në Portugali

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Republika e Kosovës ka bërë edhe një shtrirje të re diplomatike në Evropë me hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës edhe në një shtet të rëndësishëm në Evropë, i cili është anëtarë i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Republikën portugeze.

“Të enjten, me anë të një ceremonie zyrtare nga shteti pritës u akreditua edhe zyrtarisht, Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në shtetin portugez, z. Ylber Kryeziu, i cili i dorëzoi letrat kredenciale, Presidentit të Republikës portugeze, Marcelo Rebelo de Sousa. Me këtë rast, Ambasadori Kryeziu i përcolli Presidentit të këtij shteti de Sousa urimet e Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, dhe përkushtimin Institucional për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve”, theksohet në komunikatë.

Republika e Kosovës vendosi të hap për herë të parë Ambasadë në shtetin portugez gjatë vitit të kaluar, veprim ky, që u mirëprit dhe vlerësua lart edhe nga autoritetet e shtetit pritës.

Portugalia e kishte njohur Republikën e Kosovës pak muaj pas shpalljes së pavarësisë dhe në vazhdimësi ka ofruar mbështetje për konsolidimin e shtetit të ri dhe integrimin e tij në Organizatat Ndërkombëtare./syri.net

Rekomanduar

Sot i jepet lamtumira e fundit të miturit që u ther për vdekje në Zvicër

7-vjeçari nga Kosova, Ilias Mahmuti, i cili në mënyrë barbare është mbytur me thikë nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *