Ballina / BOTA / Kriza në Sudan: Ushtria dhe opozita pajtohen për tranzicionin e pushtetit

Kriza në Sudan: Ushtria dhe opozita pajtohen për tranzicionin e pushtetit

Udhëheqësit ushtarakë të Sudanit kanë njoftuar për arritjen e një marrëveshjeje me aleancën e opozitës për një periudhë tranzicioni tre-vjeçar të pushtetit.

Këshilli Ushtarak Kalimtar tha se në bazë të marrëveshjes aleanca e opozitës do të ketë dy të tretat e vendeve në një Këshill legjislativ.

 Sudani është qeverisur nga Këshilli Ushtarak që nga rrëzimi nga pushteti dhe arrestimi i presidentit, Omar al-Bashir.

Protestat që çuan në rrëzimin e tij kanë vazhduar me kërkesën për qeverisje të plotë civile.

Disa orë përpara se të bëhet njoftimi për marrëveshjen e fundit, të paktën pesë protestues dhe një anëtar i forcave të sigurisë vdiqën në përleshjet që ndodhën në kryeqytetin Kartum.

Këshilli Ushtarak fajësoi për dhunën grupet e protestuesve të pakënaqur me marrëveshjen e tranzicionit.

Rekomanduar

Ultimatum midis dy partnerëve të NATO, SHBA kërcënon Turqinë

SHBA i ka dhënë ultimatum Turqisë, partnerit në NATO. Nëse Ankaraja blen sistemin rus të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *