Ballina / LAJME / LDK nuk mbështet buxhetin – për çdo ditë të Qeverisë Haradinaj humbin 44 vende pune

LDK nuk mbështet buxhetin – për çdo ditë të Qeverisë Haradinaj humbin 44 vende pune

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e mbështet Projektligjin mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, i cili po diskutohet në seancën e sotme të Kuvendit.

Arsyet për këtë i ka dhënë deputeti i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, me ç’rast projektligjin në fjalë e ka quajtur buxhet social dhe jo zhvillimor.

Në bazë të këtij projektligji, Abdixhiku thotë i bie që Kosova vetëm se do të thellohet në borxhe publike, pa bërë të mundshëm ndonjë transformim në arsim, drejtësi dhe shëndetësi.

Ai, në emër të LDK-së, shprehu shqetësimin edhe për atë se buxheti nuk parasheh fonde të sigurimit shëndetësor, ndërsa dha vërejtje për shtimin e fondeve për mbrojtje.

“LDK-ja shpreh keqardhje për mos shtimin e fondeve për mbrojtje. Flasim për transformim të FSK-s në ushtri. Për tre vitet e ardhshme nuk ka rritje të fondeve për ushtri. Nuk e di çfarë transformimi është ky, nëse nuk kemi shtuar mjete financiare për të bërë njëmend ushtri, për tre vitet e ardhshme, jo vetëm këtë vit”, u shpreh Abdixhiku.

Në fund të fjalës së tij, Abdixhiku tha se buxheti i tanishëm e konfirmon numrin më të rëndë që mund ta konfirmojë ky buxhet. Teksa shtoi se krejt kjo, është rezultat i modelit të tanishëm qeverisës./KosovaPress/

Rekomanduar

Pacolli: Kosova është e përkushtuar që të kontribuoj në paqen dhe sigurinë e rajonit

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, po merr pjesë në konferencën franko-gjermane të luftës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *