Ballina / SPORT / Marotta e mbyll me Juventusin, gati kontrata 3-vjeçare me Interin

Marotta e mbyll me Juventusin, gati kontrata 3-vjeçare me Interin

Klubi i Juventusit ka njoftuar nëpërmjet një komunikate të lëshuar pasditen e të mërkurës, se ka ndërprerë përfundimisht marrëdhëniet me Administratorin e Deleguar, Giuseppe Marotta.

Në komunikatë, bardhezinjtë kanë falënderuar Marottën për kontributin e dhënë gjatë 8 viteve të bashkëpunimit, ndërsa kanë theksuar se ish Administratori do të përfitojë edhe një shumë prej rreth 725 mijë eurosh, për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

Vetë Andrea Agnelli pati thënë më herët, se largimi i Marottës po bëhej për të rinovuar drejtuesit, më herët sesa ky proces të kthehet në domosdoshmëri, ndërsa ende nuk dihet kush do ta marrë vendin e tij.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë se Marotta do të transferohet në një tjetër klub të madh të Serisë A, pikërisht te rivalët e bardhezinjve, Interi, pasi pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare me klubin zikaltër./TCH

Rekomanduar

Betis realizon çudinë e vitit, blen “yllin” e Lyon

Në Sevilje e merrnin me shaka, bënin baste dhe batuta, kishte edhe sulme ndaj klubit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *