Ballina / Teknologji / Mbreti i bitcoin humb jetën: 150 milionë dollarë të humbura

Mbreti i bitcoin humb jetën: 150 milionë dollarë të humbura

Mendoni se çfarë do të ndodhte nëse një përson i pasur vdes pa i thënë askujt ku i ka depozituar sendet e tij. Personi i cili humbi jetën  ishte Gerard Cotten, dhe ai u mbiquajt “mbreti i bitcoins”. Arsyeja është e qartë: Z. Cotten ishte një nga themeluesit e QuadrigaCX ,vdiq nga sëmundja e “Crohn e Scomparso” në Indi më 9 dhjetor.

QuadrigaCX, një nga kompanitë më të rëndësishme në platformat e investimit në kriptomonedha në tregun e Kanadasë ndodhet në ditët “më të zeza” . 30-vjeçarit

Kompania po përjeton ditë të zeza jo për shkak të ndonjë krize, por për faktin se askush nuk e di fjalëkalimin e llogarisë, pasi Gerar nuk ia kishte komunikuar ndonjë njeriu para vdekjes së tij dhe në këto kushte kanë mbetur “jetim” plot 150 milionë dollarë. Pasuria është e ndarë në 26.500 bitcoin, 11 milion bitcoin Cash, 11 milion bitcoin SV, 35 milionë bitcoin Gold, 200 mijë Litecoin dhe 430 milion Ethereum të përkthyera në 150 milion dollarë.

Fondacioni i QuadrigaCX kishte krijuar një seri masash mbrojtje, midis të cilave qasja vetëm nga kompjuteri personal i 30-vjeçarit, me kodin e realizuar në një shkallë të ndryshme të kriptografisë. Ndërkohë vdekja e Gerarld duket se shoqërohet me mister, pasi për të akuzohet e veja e tij, e cila duhet të dëshmojë në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar pasi ka dyshime se ajo ka simuluar largimin nga jeta të burrit për t’i marrë pasurinë.

Ajo ka tentuar disa herë të shkelë disa nivele të sigurisë së pajisjeve që i përkisnin burrit, por ka qenë e suksesshme vetëm në marrjen e informacionit të telefonit të Cotten./cna.al

Rekomanduar

“Volvo” tërheq gjysmë milioni automjete në botë

Prodhuesi suedez i automjeteve, “Volvo”, nën pronësinë e kompanisë kineze “Geely”, njoftoi sot tërheqjen e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *