Ballina / Teknologji / Me këtë update Youtube-i juaj do të ndryshoi përgjithmonë! Ja si ta provoni

Me këtë update Youtube-i juaj do të ndryshoi përgjithmonë! Ja si ta provoni

Youtube pa dyshim që është applikacioni më popullor për të gjithë ne për sa i përket shikimit të videove. Përditë e përdorim dhe mbase shpeshherë mendojmë që i duhet ndonjë ndryshim. Epo ai po vjen.

Vjet kompania prezantoi Dark Mode(modalitet i cili kthen temën e bardhë klasike të Youtube në Gri të errët). Ky theme u lançua fillimisht për desktop, më pas erdhi në mobile për iOS. Android akoma nuk e ka marrë këtë update, ose të paktën deri tani.

Dark Theme po vjen dhe vetë Google e aprovon këtë gjë. Për të marrë Dark Theme ju duhet që të shkarkoni updatin më të fundit nga Playstore. Sidoqoftë vlen të përmendim që për momentin vetëm disa fatlumë do të kenë fatin që të kenë opsionin enabled.

Për të gjithë ju që iu bie fati, kur të hapni app-in pas updatit do ta shihni automatikisht ne Dark Mode dhe sigurisht që do të jetë i shoqëruar me një dritare që iu pyet në doni që ta ktheni në Light Mode. Sa për ju që po prisni, kontrolloni tek setting general sapo ky update të dali për të gjithë. Tek menuja e parapërmendur mund që të aktivizoni opsionin./cna/

Rekomanduar

“Volvo” tërheq gjysmë milioni automjete në botë

Prodhuesi suedez i automjeteve, “Volvo”, nën pronësinë e kompanisë kineze “Geely”, njoftoi sot tërheqjen e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *