Ballina / EKONOMI / Me përshkallëzimin e luftës tregtare SHBA-Kinë vazhdon rritja e çmimit të naftës

Me përshkallëzimin e luftës tregtare SHBA-Kinë vazhdon rritja e çmimit të naftës

Në mes të përshkallëzimit të luftës tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, duke hedhur një hije mbi kërkesën botërore, sot çmimet e naftës së papërpunuar filluan me rritje.

Çmimi i naftës Brent, sot filloi të tregtohet me 70.33 dollarë për fuçi, me një rritje prej 0.8 për qind pas mbylljes së ditës së djeshme kur u tregtua 69.96 dollarë për fuçi. Ndërsa, marka WTI sot filloi me 61.23 dollarë për fuçi, me një rritje prej 0.5 për qind pasi dje u mbyll me 60.94 dollarë për fuçi.

Në fund të javës së kaluar, nafta Brent u rrit deri në 72.58 dollarë për fuçi, por shënoi rënie rreth 2.8 për qind, ndërkohë WTI u rrit deri në 63.30 dollarë për fuçi dhe ra 3.3 për qind nga ai nivel.

Kërkesa e naftës botërore është nën kërcënim pasi tensioni ndërmjet dy ekonomive më të mëdha të botës ka shënuar rritje.

Përshkallëzimi i tensionit tregtar midis SHBA-së dhe Kinës tregon se rritja ekonomike botërore mund të jetë më e ngadalshme këtë vit dhe kërkesa e përgjithshme e naftës mund të shënoj rënie në të gjithë botën për të ulur çmimet e naftës. /Telegrafi/

Rekomanduar

Kosova i jep 2 muaj kohë Shqipërisë: Taksë 100% nëse pengohen mielli, birra dhe patatet

Shqipëria dhe Kosova mbyllen dje një takim për lehtësimin e tregtisë, por duket se në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *