Ballina / SPORT / Mediumi turk zbulon shumën e parave që klubi francez ka ofruar për Vedat Muriqin

Mediumi turk zbulon shumën e parave që klubi francez ka ofruar për Vedat Muriqin

Futbollisti prizrenas, Vedat Muriqi ka qenë së fundmi në qendër të spekulimeve, duke qenë se shumë klube kërkojnë shërbimet e tij.

Së fundmi u raportua se Fenerbahçe dhe Toulouse janë skuadrat që kanë shprehur interesim konkret për 25-vjeçarin, shkruan Zëri.info.

Sipas medieve turke, Fenerbahce është destinacioni i preferuar i reprezentuesit të Kosovës.

Megjithatë, klubi i Rizespor vazhdon të insistojë se ylli i skuadrës nga Deti i Zi ende nuk ka marrë ndonjë ofertë.

Image

Tani, mediumi turk, “Fotospor” ka zbuluar ofertën e klubit francez, Toulouse.

Sipas këtij mediumi, Toulouse ka ofruar 4.5 milionë euro për Vedat Muriqin, por që Rizespor kërkon 6.5 milionë euro për t’u pajtuar me largimin e sulmuesit të Kosovës.

Ndryshe, Muriqi në 34 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime./Zëri.info

Rekomanduar

Panik në Real-Arsenal/ Asensio dëmtohet rëndë dhe dërgohet urgjentisht në spital

Marco Asensio ishte futbollisti më i mirë në fushë e lojës për ato pak minuta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *