Ballina / Magazina / Michelle Obama: Kur Mbretëresha më tha se protokolli është “mbeturinë”

Michelle Obama: Kur Mbretëresha më tha se protokolli është “mbeturinë”

Ish-zonja e Parë, Michelle Obama ka zbuluar se Mbretëresha Elizabeta e konsideroi “mbeturinë” protokollin mbretëror.Vizita e fundit e Barack si president i SHBA-së u bë drejt Britanisë për të takuar Mbretëreshën. Michelle zbuloi se ajo po ankohej për rregullat e sigurisë kur po zbriste nga helikopteri.

“Kjo ndodhi në vizitën tonë të fundit kur shkuam në Kështjellën Windsor dhe morëm Marine One, helikopter, dhe ne u ulëm në një fushë. Ne do të udhëhiqeshim nga Mbretëresha.

Një nga qëllimet e mia kryesore për tetë vitet si Zonjë e Parë ishte që të mos bëhesha kurrë meme në rrjete sociale.

Kështu që unë kisha protokollin në mendje gjatë gjithë kohës dhe mendoja si të mos shikoja shkallët, të mos prekja askënd dhe të mos rrëzohesha. Në këtë moment Mbretëresha tha ‘vetëm hyni, uluni ku të dëshironi’. Kur i thashë se po kujtoja protokollin, ajo tha, ‘Oh është e gjitha mbeturinë, vetëm hyni’”, u shpreh Michelle.

Në instervistën për “Chimamanda Ngozi Adichie”, zonja Obama kujtoi një vizitë tjetër dhe polemikat që shkaktoi kur preku belin e Mbretëreshës.

“Unë e preka atë. Pas gjithë kësaj, unë jam një njeri.”, përfundoi Michelle./lexo.com.al

Rekomanduar

Pasi Baby G e ‘akuzoi’, Rina tregon si qëndron e vërteta e xhinseve

Së fundmi  Rina ishte e ftuar në ‘Shiko kush luan’ krah shumë të personazheve të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *